Një Vllazni me fytyrë të re dhe të panjohur presim që të shohim në ndeshjet e Europës. Shumë largime kanë ardhur nga kjo skuadër, ndërsa të tjerë futbollistë të rinj priten që t’i bashkohen ekipit. Migen Memelli është gjithashtu trajneri i ri që ka zënë vendin e Sedloksit. Stërvitja po vazhdon intensive me dy seanca në ditë, ku kërkohet arritja e formës fizike në maksimum për të qenë gati në ndeshjet e Europës.
“Kuqeblutë kanë nisur sot ditën e tretë të stërvitjeve që po zhvillojnë në kampingun e tyre në Bosnjë- Hercegovinë.. Përgatitjet e ekipit janë intensive dhe stafi po aplikon nga dy seanca në ditë. E sotmja ka nisur duke i gjetur futbollistët e Vllaznisë në palestër, ndërsa pasdite do vijojë punën në fushën e stërvitjes”, shkruhet në klubin e Vllaznisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/