Na ishte një herë një kohë kur lojtarët luanin për fanellë… Pasioni i ka lënë vendin lakmisë dhe duket se paraja është e vetmja gjë që vërtitet në mendjet e futbollistëve. Këtij fenomeni nuk i shpëton as Sandro Tonali. Mesfushori italian është një tifoz i Milanit dhe në vitin 2020 plotësoi ëndrrën e tij për t’u veshur kuqezi. Por dashuria për fanellën i lë vendin asaj për më shumë të ardhura.
Fabricio Romano ka njoftuar se Tonali ka arritur marrëveshjen individuale me Njukastëll Junajtidin për dyfishin e pagës që merr te Milani. Tashmë transferimi mbetet në dorën e klubit italian, që është i gatshëm të pranojë një ofertë më të lartë se 70 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/