Partizani është duke kryer fazën përgatitore përpara se të luajë ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Të kuqtë kanë shpërndarë sot një video në faqen e tyre zyrtare në “Facebook“, ku krenohen me blerjen e tyre të re.
Albers Keko po tregon nivelin e tij në stërvitje me kampionët e Shqipërisë, duke rrëmbyer duartrokitjet në kampin e kuq. Sulmuesi shqiptar ka sjellë një version të golit të mbrëmshëm të Kristjan Asllanit. Pasi shmangu dy lojtarë, Keko shënjestroi portën me të majtën e tij dhe e ndali topin pranë trekëndëshit të djathë të portierit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/