“Nuk kam ndonjë informacion për Partizanin”! Trajneri i Bate Borisov e merr lehtë shortin: E kam parë futbollin në Shqipëri, ne kemi një avantazh

Partizani do të përballet me Bate Borisov në raundin e parë të Champions League. Trajneri i ekipit bjellorus, Kirill Alshevsky, ka lënë komentin e tij për këtë takim. Sipas Alshevsky, fakti që në Bjellorusi është ende duke u luajtur kampionati dhe në Shqipëri është mbyllur, do të favorizojë jo pak Bate Borisovin.

“I kënaqur me shortin? Do të jem i kënaqur vetëm nëse e kalojmë Partizanin. Është shumë herët për ta thënë. Në letër vetëm ekipin rumun Farul nuk e dëshiroja si kundërshtar. Do të jetë një plus fakti që kampionati shqiptar është pushim tani dhe ne jemi në lojë. Kundërshtari nuk gjasa të jetë në gjendje optimale, por koha do ta tregojë.

Nuk kam ndonjë informacion shumë të madh për Partizanin. Di që Shqipëria ka një kampionat të fortë pasi i kam parë shumë herë lojtarët atje, i kam vëzhguar për t’i marrë. Futbolli është i shpejt dhe fizik. Por kjo është tablo e përgjithshme, do t’i bëjmë një studim të detajuar kundërshtarit”, tha Alshevsky. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *