Kanë fituar 13 tituj rresht në Bjellorusi dhe kanë marrë pjesë 5 herë në grupet e Champions League, njihuni me rivalin e Partizanit

Partizani ka mësuar rivalin në raundin e parë të Champions League. Të kuqtë do të përballen me Bate Borisov, megjithatë duhet theksuar se shorti nuk ishte aspak i lehtë për kryeqytetasit dhe një kundërshtar i këtij niveli do t’i binte me patjetër. Bate Borisov nuk kushton shumë sot në treg, thuajse aq sa Partizani.

Kështu Bate Borisov ka vlerën e 7.70 milionë eurove të gjithë lojtarëve sipas “Transfermarkt”, ndërsa Partizani ka vlerën e 5.78 milionë eurove. Por ajo që të frikëson është padyshim eksperienca në Europë. Kjo pasi Bate Borisov ka marrë pjesë 5 herë në grupet e Champions League dhe ka fituar 15 herë titullin kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë ka qenë radhazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *