Giresse është shkarkuar nga Kosova për shkak të rezultateve të dobëta. Pas humbjes së fundit ndaj Bjellorusisë në shifrat 2-1, dardanët vendosën që të largonin trajnerin. Ndërkohë tekniku i njohur në Kosovë, Sami Sermaxhaj, ka folur në “Gazeta Blic” ku i ka sygjeruar Ademit një trajnerit si ai Shqipërisë, Silvinjo.
“Ideja është të gjesh një trajner shumë entuaziast e në zhvillim e sipër. Një trajner që e do suksesin, që ka filozofi të re të punes dhe konceptit të qasjes. Shqipëria ka bërë zgjedhje të duhur, po ashtu edhe Greqia, tani duhet edhe ne një trajner modern ta kemi”, tha Sermaxhaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/