Mes një brezi të mirë lojtarësh që po na vijnë nga Europa qëndron edhe Stiven Shpendi. Ky i fundit ka realizuar 12 gola me Cesenan dhe ka ngjallur interesimin e gjysmës së ekipeve të Serisë A.
Kështu raporton “La Gazzetta dello Sport”, që mes të tjerash shkruan se edhe Juventusi ka hyrë në garë për 19-vjeçarin shqiptar. Gjithashtu Shpendi ka treguar aftësitë e tij edhe me Shqipërinë U-21 që drejtohet nga Alban Bushi, ndërsa kalimi te Shqipëria e Silvinjos duket vetëm çështje kohe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/