VIDEO/ Kundërshtari i Shqipërisë është rast për t’u marrë në studim, Polonia fiton me Gjermaninë me 1 gjuajtje në portë dhe 33% mbajtje topi

Fernando Santos mbërriti te Polonia pavarësisht se trajneri i mëparshëm i dha një rezultat historik kësaj Kombëtare, duke i kualifikuar nga grupet e Botërorit. Megjithatë polakët kishin kërkesa të larta dhe dëshironin jo vetëm rezultate, por edhe lojë të bukur.

Për Santos, ky diskutim është ende herët. Pas një fitore minimale me Shqipërinë ku rrezikuan edhe barazimin në shtëpi, polakët kanë fituar “shëmtuar” me Gjermaninë po me shifrat 1-0. Goli i vetëm erdhi në minutën e 31 nga Këior. Vetëm një gjuajtje në portë në 90 minuta dhe 33% mbajtje topi mjaftoi që Polonia të fitonte, duke zhvlerësuar 10 gjuajtjet në portë dhe 27 tentativat e Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *