“Maribor është klub i madh në Europë”! Xhuliano Skuka prezanton veten në Slloveni: Fola me Agim Ibrahimin para se të vija këtu

Xhuliano Skuka e ka bërë zgjedhjen e re në karrierë. Pas eksperiencës së vështirë te Metz, sulmuesi zgjodhi që të vazhdonte me Mariborin në Slloveni. Ish-lojtari i Partizanit ka treguar se ka biseduar edhe me Agim Ibrahimin për këtë skuadër, pasi ky i fundit ka luajtur me Mariborin.

“Kam marrë informacion të mjaftueshëm për këtë ekip, historia e Maribor flet vetë sesa klub i madh është, jo vetëm në Slloveni, por edhe në Europë. Kam folur edhe me Agim Ibrahimin për Mariborin disa kohë më parë, por atëherë nuk e dija se do të vija këtu. Është arritur një huazim me Metz, për një vit.

Por nëse ndihem mirë këtu dhe bëj mirë, nuk shoh arsye se pse të mos e zgjasim bashkëpunimin. Unë preferoj të luaj në maj të sulmit, por e gjej veten edhe si sulmues anësor. Cilësitë e mia më të mira janë shpejtësia, goditja me kokë dhe sulmi nga thellësia. Dua të shënoj sa më shumë gola”, tha Skuka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *