“U nisën me avion privat për të më parë”, Uzuni tregon si kaloi te Lokomotiva: Skautët mbetën të mahnitur, nuk kishin parë lojtar të tillë

Myrto Uzuni ka dhënë një rrëfim për emisionin “Opinion“ në “TV Klan”. Sulmuesi shqiptar ka treguar karrierën e tij nga hapat e parë te Tomori, deri në momentin e sotëm, kur është kthyer në lojtarin kyç të Granadës. Gjithashtu, nuk kanë munguar as fjalët e tij për Kombëtaren shqiptare.

“ Babai u kthye në Berat për të ardhmen time. Fillova të luaj me të rinjtë e Beratit. Me ekipin e parë të Beratit kam luajtur në moshën 18 e gjysmë, 19 vjeç. Klubi i Beratit nuk kishte shumë të ardhura në atë kohë. Më ofroi një rrogë prej 175 mijë lekësh. Ishte një rrogë e vogël, por jam ndjerë shumë krenar dhe ia dhashë direkt familjes

Prenga kishte sjellë skautët e Lokomotivës për të më parë mua. Ai i kishte marrë në telefon, por ata i kishin thënë: “Ku ka qenë ky lojtar më para, se nuk e kemi parë, nuk kemi dëgjuar asgjë”. Prenga i tha: “Më besoni, ky është një nga lojtarët më të mirë që ka mbërritur te Lokomotiva“. Skautët e Lokomotivës u nisën me avion privat. Ata ishin të mahnitur. Nuk kishin parë ndonjë lojtar të tillë“, ka treguar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *