Partizani bën goditjen e madhe, shihni Eros Grezdën të veshur me fanellën e kuqe

Partizani nuk ka të ndalur në merkaton e verës. Të kuqtë po vazhdojnë me goditjet e mëdha, teksa kërkojnë jo vetëm sukses në kampionat, por edhe në Europë. Për këtë arsye u zyrtarizua Pano Qirko vetëm për ndeshjet e Europës dhe duket se e njëjta formulë do të përdoret edhe për Adnard Mehmetin.

Por me shumë interes pritet të shihet Eros Grezda. Partizani e ka arritur akordin me ish-lojtarin e Shqipërisë që vjen me një CV të pasur. “Sport Ekspres” tregon foton ku Grezda është veshur me fanellën e Partizanit, ndërsa zyrtarizimi duket të jetë çështje minutash. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *