Ishte asi nën mëngë i Kolelës, lojtari largoet nga Partizani: Erdha si kampion, po iki kampion

Ëngjëll Hoti është larguar nga Partizani. Konfirmimi ka ardhur nga vetë 26-vjeçari, i cili ka njoftuar ndarjen me të kuqtë përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. “Erdha si kampion dhe po largohem si kampion. Faleminderit Partizani”, ka shkruar Ëngjëll Hoti.

Mesfushori fitoi titullin kampion me Tiranën një vit në parë, ndërsa në sezonin që përfundoi në muajin maj u shpall sërish kampion, por këtë herë me fanellën e Partizanit. Mesfushori shpesh ka qenë asi nën mëngë i Kolelës, teksa hynte nga stoli dhe arrinte të ndëshkonte kundërshtarët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *