Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Moldavinë ishte Ylber Ramadani që foli para mediave. Mesfushori u shpreh se Silvinjo e ka studiuar së tepërmi rivalin dhe e di sesi do t’i ndëshkojë.
“Ne do t’i shohim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani përballemi me Moldavinë dhe do të kërkojmë fitoren.
Trajneri e ka studiuar shumë kundërshtarin dhe jemi të bindur se kemi për t’ia dalë. Ne duhet të luajmë topin shpejt. Moldavia mbyllet prapa dhe vetëm në këtë mënyrë do të krijojmë hapësira te ta”, tha Ramadani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/