Arabia Saudite po afron gjithnjë e më shumë lojtarë të klasit botëror. Miliardat kanë dhënë efektet e tyre, teksa pas Ronaldos, edhe Karim Benzema u transferua në kampionatin arab. Kohët e fundit është përfolur në media edhe emri i Robert Levandovskit, por polaku e ka bërë të qartë se ka të tjera plane në karrierën e tij, duke “thumbuar“ kështu Benzemanë, i cili u largua nga futbolli europian në moshën 35-vjeçare.
“Interesimi nga Arabia Saudite? Nuk ekziston një temë e tillë. Nuk mendoj për këtë, sepse nuk ka asgjë për të menduar. E shoh se ç’po ndodh në Arabi, por nuk më shqetëson. Unë kam prioritete të tjera“, ka deklaruar Robert Levandovski për “Sport Interia“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/