Të mbrosh Piolin në këtë moment para tifozëve të Milanit është mision i vështirë. Kuqezinjtë janë jo pak të acaruar me teknikun e tyre pas humbjes në gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit.
Megjithatë sipas bilancit të bërë nga ana e Shevcenkos, Pioli është një trajner që ka marrë rezultate fantastike. “Sezoni i Piolit është i mirë. Milani është në garë për vendin e katërt, arritën në gjysmëfinalen e Champions League. Pioli është një trajner i madh për mua, vitin e kaluar fitoi Skudeton, shpresojmë të vazhdojë kështu”,, tha Shevcenko. /Sport Ekspres/