Në Turqi e quajnë të mbyllur transferimin: Është arritur marrëveshja në parim, lojtari i Tiranës shkon te Hatayaspor

Një tjetër lojtar i Tiranës pritet që të bëjë kalim të rëndësishëm në merkaton e verës. Pritja ka marrë fund për Visar Bekajn që pas shumë kontribut te bardheblutë, do të shkojë jashtë Shqipërisë.

Gazetari turk, Ertan Suzgun, është shprehur se Hatayaspor ka arritur marrëveshje në parim me portierin e Tiranës. Tashmë pritet të shihet nëse bardheblutë do të vendosin që ta mbajnë gardianin e tyre edhe për ndeshjet e Europës dhe më pas ta lëshojnë apo menjëherë pas mbylljes së sezonit do të largohet në Turqi.

E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se Tirana do të humbas shumë me largimin e Bekajt. Nga ana tjetër, Hatayaspor do të luajë në nivelin e dytë të futbollit në Turqi pas rënies nga elita, teksa braktisi kampionatin pas tërmetit që tronditi vendin disa kohë më parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *