“Më pëlqen Gjimshiti, e ka hundën e madhe, e tregon që është shqiptar”! Tifozja e Tiranës i habit të gjithë: Si mori grua serbe ky me gjithë këtë hundë?

Kleona Tela, tifozja e Tiranës ka shkaktuar të qeshura në studio me fjalët e saj për Berat Gjimshitin. E ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Tela është pyetur për lojtarin e saj të preferuar te Kombëtarja. Zgjedhja ishte Berat Gjimshiti, por arsyetimi nuk dëgjohet edhe aq shpesh.

“Mua më pëlqen Berat Gjimshiti. Ky më pëlqen se e ka hundën e madhe. E tregon që është shqiptar. E vetmja gjë e keqe është që ka marrë grua serbe. Gjithë ai cun, me gjithë atë hundë, duhej të merrte grua shqiptare”, tha Kleona Tela. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *