Eno Skarço e sheh Partizanin jashtë garës për titull në këto dy javë të mbetura të kampionatit, pavarësisht se është vetëm 2 pikë larg Tiranës. Gazetari i njohur ka thënë në studion e “Ora Sport” në “Ora TV” se të kuqtë e humbën titullin e tyre në derbi. Sipas tij, nëse Partizani nuk mund të mposhtte dot Tiranën në gjendjen e saj më të vështirë, atëherë nuk e meriton të shpallet kampion.
“Partizani titullin e humbi në derbi. Nëse e humb Tirana vetë tani, mund ta marri Partizani. Diferenca u bë në derbi dhe kjo ishte vendimtare për kampionatin. Nëse Partizani nuk arriti të fitonte derbin me ato kushte, atëherë Partizani nuk e meriton ta fitojë kampionatin. Kjo është pak, por e sigurt. E kishte në dorë me Tiranën pa golashënuesin më të mirë, pa mesfushorin xhol të Shehit, pa qendërmbrojtësin më të mirë.
Partizani nuk arriti ta fitonte ndeshjen. Këta dy lojtarë që i mungonin Tiranës në derbi, shikoje se çfarë bënë në Laç. Trajneri i Partizanit kishte jo dy formacione, por tre formacione. Partizani nuk kishte vigjilencë? I ka munguar që nga dhjetori vigjilenca? Nga plus katër në minus gjashtë për një muaj, kjo është katastrofë. Shehi kishte një Abazaj me një këmbë që e futi qendërsulmues”, ka thënë Eno Skarço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/