“E kisha me frikë ndeshjen”! Trajneri i Teutës flet pas fitores: Kërkojmë të shkojmë në Europë, më parë objektivi ishte mbijetesa

Këtu mund të gjeni intervistat e trajnerëve të Superiores pas mbylljes së 5 takimeve që nisën në orën 16:00:

Martini: “E kisha me frikë këtë ndeshje pasi na duhej me patjetër fitorja. Kishim shanset tona për ta mbyllur dhe nuk ia dolëm. Frika u shtua pasi futbolli është i poshtër dhe mund të na ndëshkonin. Kur unë erdha këtu ishte mbijetesa si objektiv, tani kërkojmë të shkojmë në Europë nëpërmjet kampionatit, do ta tentojmë”.

Sedloski: “Kemi luajtur përballë Partizanit që kërkon titullin kampion. Kemi pasur rastet tona që ishin gola të sigurt dhe nuk kemi shënuar. Kundërshtari arriti të na ndëshkonte. Kur luan ndaj Partizanit dhe nuk shfrytëzon mundësitë e tua, është për të ardhur keq. Kam ardhur për të bërë punë të mirë, jemi akoma në lojë dhe do t’ia dalim”.

Hima (zëvendës trajneri i Lacit): “Kjo ishte finale edhe për ne, jo vetëm për Tiranën. Na vret mënyra sesi i pësojmë golat, aq lehtë. Tani kemi edhe dy finale të tjera. Nëse fitojmë, atëheë kapim Europën. Kemi punuar shumë në aspektin e mbrojtjes, por sërish pësojmë lehtë”.

Orges Shehi: “Kjo ishte ndeshje e vështirë, e kemi interpretuar mirë. Një dorë te titulli? Nuk kemi mbaruar ende asgjë. Tani e kemi vetë në dorë titullin, duhet të bëjmë punën tonë. Fusha e Laçit është një nga më të mirat në Shqipëri, na lë që të interpretojmë mirë lojën tonë. Na vjen mirë që ia dolëm sot. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent karshi kundërshtarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *