Në verë mund të kemi një lojtar shqiptar nga të dyja ekipet e Milanos. Kristjan Asllani është te Interi, ndërsa Milani mund të marrë Edon Zhegrovën. Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat italiane. Sipas tyre, kuqezinjtë e pëlqejnë së tepërmi profilin e lojtarit që është pjesë e Lille.
Nga ana tjetër, transferimi i Rafael Leaos nga Lille te Milani ka treguar për bashkëpunimin e hershëm dhe marrëdhënien e mirë mes dy klubeve. Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë negociatat dhe nëse do të kemi një akord përfundimtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/