Igli Tare është gjithmonë e më afër largimit nga Lacio. 49-vjeçari shqiptar ka kryer rolin e drejtorit sportiv për bardhekaltrit që prej vitit 2008. Por marrëdhënies 15-vjeçare tashmë i ka ardhur fundi. Tare ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas, ndërsa ofertat nuk mungojnë për të. Juventusi dhe Napoli janë dy nga klubet që interesohen për shërbimet e tij.
Nga ana tjetër, Lotito e sheh ndarjen si të pashmangshme, prandaj ka nisur të studiojë tregun për të gjetur pasardhësin e Igli Tares. Mediat italiane raportojnë se presidenti i Lacios pëlqen Akardin, i cili aktualisht kryen rolin e drejtorit sportiv të Empolit, ku ka bërë një punë mjaft të mirë me zbulimin e talenteve të reja në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/