Një situatë tërësisht e pazakontë vjen nga Premier League. Sulmuesi serb i Fulham, Mitrovic, arriti të shënonte dy gola kundër Crystal Palace në barazimin 2-2. Gjatë pjesës së parë, futbollisti i vendasve kishte një duel me Andersen, atje ku u gjakos.
Për shkak se fanella kishte njolla gjaku, Mitrovic duhej ta ndërronte. Këtu vjen situata e pabesueshme pasi te Fulham nuk e kishin një fanellë tjetër rezervë. Kështu futbollisti serb u kthye në fushë të shënonte me një fanellë që nuk kishte as numër dhe as emër mbi shpinë.
Sigurisht që nëse një situatë e ngjashme do të ndodhte në Shqipëri, të gjithë do të talleshin dhe do e shihnin si një tregues të mjaftueshëm për ta paraqitur Superioren si një kampionat amator dhe aspak serioz. /Sport Ekspres/