Një tjetër futbollist do të bëjë kalimin nga Superiorja për të shkuar në “tokën e premtuar”, Turqi. Jo të paktë janë lojtarët që lëvizin nga elita e futbollit shqiptar në kampionatin turk, me trendin që po vjen në rritje gjatë viteve të fundit.
Këtë herë është Adnard Mehmeti që pritet të kalojë te Hatayaspor. Këta të fundit ishte pjesë e elitës së futbollit turk në sezonin që lamë pas dhe tani do të luajnë në një kategori më poshtë. Trajneri i kësaj skuadre dhe legjenda e Turqisë, Volkan Demirel, ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër lojtarin dhe kërkon që ta transferojë në merkaton e verës sipas raportimit të “Gazeta Blic”.
Megjithatë, pak orë më parë në mediat shqiptare u përfol se Volkan Demiral mund të ishte trajneri i ri i Erzenit pas largimit të Kapllanit. Por një gjë e tillë nuk është e mundur pasi Demiral vazhdon të jetë pjesë e Hataspor që braktisi kampionatin në elitën e Turqisë pas tërmetit që ra në këtë vend./Sport Ekspres/