“Transfermarkt” ka publikuar vlerat e reja të futbollistëve në treg. Në listën e përditësuar gjendet edhe “Abissnet Superiore”, ku vlera më e lartë e kartonit kap shifrën e 500 mijë eurove. Një shifër të tillë e mban kartoni i Florent Hasanit dhe ai i Matondos.
Mesfushori i Partizanit ka pësuar një rritje me 150 mijë euro. Rritje të konsiderueshme ka pasur për shumë lojtarë të tjerë të kampionatit, të cilët marrin shpërblimin e tyre në treg për sezonin e zhvilluar deri më tani. Ndër lojtarët që kanë pësuar rritje të kartonit janë Hadroj, Rrapaj, Da Silva, Duamena etj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/