“Çfarë t’i bëja, Dzeko është më i madh se mua”! Kalabria ia hedh fajin e eliminimit sulmuesve: Duhej të kishin shënuar

“Çfarë t’i bëja, Dzeko është më i madh se mua!”. Kështu u shpreh Kalabria pas ndeshjes së parë mes Milan dhe Inter, ku ishte fajtori kryesor për golin e parë të pësuar.

Pas takimit të djeshëm mbrojtësi i kuqezinjëve i ka hedhur fajin sulmuesve. “Kemi krijuar, por nuk arritëm ta finalizonim. Me një gol loja do të kishte ndryshuar, është për të ardhur keq, por dje luajtëm një ndeshje të mirë.

Urime Interit, ata shënuan në të dyja ndeshjet dhe ne duhet të mësojmë dhe të kualifikohemi në Champions League përsëri”, tha Kalabria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *