Broja do të ketë punë me konkurrencën te Chelsea, londinezët kanë si objektiv kryesor Osimhen dhe Martinez

Armando Broja pritet që të vazhdojë te Chelsea pas rikthimit nga dëmtimi. E sigurt deri tani është se sulmuesi shqiptar do të provohet sërish në fazën e miqësoreve përgatitore para fillimit të sezonit të ri me Pochetino-n në krye.

Për momentin theksohet se Aubameyang dhe Lukaku do të largohen nga skuadra, ndërsa Broja do të qëndrojë. Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk do të jetë pa konkurrencë në majën e sulmit. The Guardian ka raportuar se Osimhen dhe Martinez janë dy objektivat kryesore për Chelsea-n në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *