Tirana U-13 u shpall zyrtarisht ekipi kampion në kampionatin ‘Abissnet Superiore U-13’. Bardheblutë e vegjël zhvilluan pasditen e kësaj të hëne në stadiumin ‘Selman Stermasi’ takimin e fundit ndaj Dinamos për këtë sezon, ku fitoi me përmbysje me rezultatin 3-1. Një ndeshje mjaft e bukur dhe emocionuese nga të dyja skuadrat, por që u dominua nga Tirana. Dinamovitët e vegjël kaluan të parët në avantazh me Shullazin, por Hakaj përmbysi shumë shpejt rezultatin me një dy golësh. Sakaq, Usha vulosi fitoren për Tiranën U-13, që fiton kështu titullin kampion këtë sezon.
Me këtë fitore, Tirana U-13 arriti në kuotën e 49 pikëve , në 27 ndeshje të luajtura. Bardheblutë kanë fituar 24 ndeshje, kanë humbur dy dhe kanë barazuar në vetëm një prej 27 takimeve të zhvilluara.
Në ceremoninë e organizuar në përfundim të ndeshjes nga Federata e Futbollit, ishte kryetari i Shoqatës Rajonale të futbollit të Tiranës, Krenar Alimehmeti, ai i cili i dorëzoi lojtarëve të Tiranës medaljet dhe trofeun e kampionit për grupmoshën U-13 për këtë edicion futbollistik.