Ndeshja mes Espanjolit dhe Barcelonës përfundoi me një pamje të shëmtuar. Festa e titullit kampion të ekipit blaugrana u la përgjysmë prej tifozëve kundërshtarë, të cilët mësynë në fushë dhe i përndoqën lojtarët në dhomën e zhveshjes. Një pamje që u pa nga gjithë bota, por jo nga arbitri kryesor i takimit.
“Sport.es” ka zbuluar raportin e gjyqtarit për këtë përballje, ku deklaron se nuk pati asnjë problematikë me tifozët. Bengoetxea është larguar menjëherë në tunelin e stadiumit, prandaj nuk ka parë momentin kur tifozët e Espanjolit kanë sulmuar lojtarët e Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/