Te Interi besojnë verbërisht te Asllani, refuzojnë hipotezën e huazimit

Kristjan Asllani nuk ka marrë minutat që priste këtë sezon të parë te Interi, por një fakt i tillë nuk do të ndikojë në të ardhmen e tij. Te Interi besojnë verbërisht te aftësitë e lojtarit shqiptar, te i cili projektojnë të ardhmen e mesfushës.

Sipar raportimeve në mediat italiane, Asllani do të mbete pjesë e zikaltërve për sezonin e radhës. Hipoteza e huazimit është përfolur shpesh në media, duke marrë shkas nga aktivizimi i pakët nën drejtimin e Inzagit, por kjo mundësi refuzohet nga drejtuesit e klubit. Në Itali janë të sigurt se nuk do të ketë huazim për Kristjan Asllanin, që sezonin e ardhshëm duket se do të ketë më tepër hapësira në formacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *