Pol Pogba po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Mesfushori francez ka qenë pre e dëmtimeve, të cilat e kanë lënë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. Pas një viti në stol, Pogba veshi sot fanellën e titullarit në përballjen kundër Kremonezes.
Por fanellën do ta hiqte shpejt, teksa detyrohet të lërë fushën pas vetëm 22 minutave lojë. Futbollisti i Juventusit është dëmtuar sërish dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Një çast i vështirë për Pogbanë, që la fushën i përlotur dhe i trishtuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/