Kur jemi një muaj e tre ditë larg ndeshjes Kosovë-Rumani, në kampin kundërshtar ka nisur dhimbja e kokës. Te Rumania ka disa dëmtime që po e shqetësojnë shumë trajneri Iordanescu. Ky i fundit tregon se Kombëtarja e tij nuk do të jetë favorite në tokën shqiptare duke njohur cilësitë që ka Kosova.
“Kosovën e kemi parë prej kohësh, ata kanë lojtarë që janë pjesë e kampionateve të forta. Ne mund të paraqitemi me një ekip të përbërë nga disa lojtarë që janë rezerva në klubet e tyre. Nuk po flas pastaj për ndeshjen me Zvicrën. Na duhen pikë në muajin qershor me patjetër”, tha Iordanescfu që ka bërë mbledhje për të parë ndryshimet që do të ketë në listë. /Sport Ekspres/