Thomas Strakosha mbetet prapë numri 2! Ekipi i Premier League do të largojë portierin titullar, por gjen tjetër te Liverpuli dhe nuk i beson lojtarit shqiptar

Thomas Strakosha nuk ka pasur aspak hapësirë në këtë sezon. Gardiani shqiptar është shoqëruar nga dëmtimet e shumta. Megjithatë edhe në ato raste kur ka qenë i gatshëm, David Raya ishte i padiskutueshëm si titullar.

Ky i fundit po përgatitet që të largohet nga ekipi. Kjo nuk do të thotë se Strakosha do të ketë më shumë minuta në këmbë. Mediat britanike bëjnë të ditur se klubi i Brentford po kërkon portierin e Liverpul, Kelleher, për ta marrë në ekip dhe për t’i garantuar vendin e titullarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *