Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League, pas së cilës më afër finales ishte Roma, e cila fitoi ndaj Bayer Leverkusenit 1-0.
Është e qartë se asgjë nuk ka përfunduar ende, skuadra gjermane do të bëjë shumë përpjeke në ndeshjen e kthimit dhe trajneri i Romës, Jose Mourinho, është shumë i vetëdijshëm për këtë.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, trajneri portugez u tregua shumë i ftohtë dhe nuk pranoi urimet që i kishte dërguar një gazetar në zonën miks të stadiumit Olimpik të Romës.
“Nuk i pranoj urimet tuaja sepse është vetëm pjesa e parë”, tha ai, më pas shtoi: “Unë kurrë nuk festoj në pjesën e parë dhe kurrë nuk qaj në pjesën e parë kur humbas”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/