Ndeshja mes Juventusit dhe Sevijës ka hapur polemika sa i përket gjykimit të arbitrit. Shkak është bërë një penallti e padhënë në favor të Juventusit. Në një dyluftim për topin në zonë takat e Badesë përfundojnë në këmbën e Rabiosë.
Bardhezinjtë kërkojnë menjëherë 11 metërsh, por VAR- i mendon ndryshe. Arbitri merr vendimin e çuditshëm për ta konsideruar të rregullt një ndërhyrje që me shumë mundëdi do të ishte akorduar penallti për çdo ekip tjetër. Shenjat e takave të lojtarit të Sevijës në këmbën e gjakosur të Rabiosë vërtetojnë pastër ashpërsinë e asaj ndërhyrjeje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
NE HO I COGLIONI PIENI. Il “VAR” con tecnologia da 100’000€ non riesce a rendersi conto del tocco di Rabiot, e che la palla solo dopo rimbalza sul giocatore del Siviglia, il quale, IN MANIERA FALLOSISSIMA E SCONSIDERATA, in area di rigore, ALZA LA GAMBA E COMMETTE INFRAZIONE?? pic.twitter.com/sI6aTbrUbz
— Saturn? (@TimeTravel_2001) May 11, 2023