Interi fitoi bindshëm në ballafaqimin e parë me Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Por fitorja nuk e bën aspak euforik Bepe Marotën, që siç shprehet edhe ai vetë, ka qenë dëshmitar i përmbysjeve më të mëdha në këtë kompeticion. Drejtori sportiv i Interit ka sjellë si shembull për “Il Foglio Sportivo 2023” përmbysjen që Juventusi bëri ndaj Realit të Madridit disa vite më parë.
“Jemi të lumtur, por jo plotësisht euforikë. Fakti që fituam ndeshjen e parë nuk do të thotë të kualifikohemi në finale, por të kemi parë një paraqitje që premton mirë për ndeshjen e dytë, të cilën mund ta trajtoj me kujdes sepse kam parë rezultate të përmbysura.
Ne (Juventusi) humbëm në shtëpi 0-3 ndaj Real Madridit, më pas shkuam në Madrid dhe fituam 3-0 deri në fund dhe një penallti mjaft bujare na ndëshkoi”, ka deklaruar Bepe Marota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/