U operua me sukses dhe pritet në fushë në 2024, reagon Marash Kumbulla: Do të bëjë gjithçka që është e nevojshme

Një goditje e madhe për vetë lojtarin dhe për Shqipërinë. Marash Kumbulla është dëmtuar rëndë në ndeshjen e fundit të Romës kundër Milanit. Për shkak të ligamentit, mbrojtësi ka shkuar në operim në ditën e djeshme.

Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, lojtari i Kombëtares do të përjetojë një dramë të vërtetë. Ashtu si në rastin e Armando Brojës, shumë kohë do të kërkohet edhe për Kumbullën që të rikuperohet. Lojtari duket se ka pak gjasa që të kthehet në fushë para vitit 2024. Në ditën e sotme, Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale.

“Ky operacion është hapi i parë për rikthimin tim në fushë. Ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të falënderoj ekipin mjekësor. Tani duhet të pushoj fizikisht, por jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 110% për ngjyrat që mbroj. Faleminderit përsëri të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, shkruan Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *