UEFA e pranon gabimin e arbitrit, por nuk ishte vjedhje ndaj Realit! Shpjegimi për golin e Manchester City, ja pse VAR nuk mund të ndërhynte

Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League dhe goli i barazimit të miqëve shkaktoi shumë polemika. Të gjithë në Real Madrid janë të indinjuar sepse në nisjen e aksionit, ishte një rivënie anësore për spanjollët që nuk u akordua.

Para se De Bruyne të shënonte gol, Bernardo Silva doli me topin jashtë, por ai e ktheu në fushë dhe në vazhdim të aksionit u shënua gol. Eksperti i arbitrave, Pavel Fernandez shpjegoi pse VAR nuk duhej të ndërhynte.

“Arsyeja është se ka pasur një ndryshim të posedimit të topit dhe veprime të tjera, kështu që VAR nuk mund të përfshihej për ngjarjen që ishte shumë kohë përpara golit”, tha Fernandez. Gazetarët e Eurosport njoftuan se UEFA konfirmoi të njëjtën gjë.

“Bernardo Silva e dërgoi topin jashtë vijës, por VAR-i nuk u lejua të përfshihej në golin e De Bruyne, sepse menjëherë pasi topi doli jashtë, Reali e fitoi topin. Kështu ndodhi ndryshimi i posedimit të topit dhe quhet një aksion i ri”, thuhet në “Eurosport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *