Pep Guardiola është i kënaqur me barazimin 1-1 të marrë në “Santiago Bernabeu”. Trajneri spanjoll është shprehur në intervistën e tij pas ndeshjes për “Movistar“-in se kjo sfidë i ngjante në disa momente me atë të vitit të kaluar mes City-t dhe Realit. Guardiola zbulon se plani i tij ishte që të mos humbisnin në Madrid, në mënyrë që kualifikimi të vendoset në Manchester.
“Ndeshje e barabartë. Kur ne ishim më mirë, shënuan ata dhe kur ishin ata më mirë, shënuam ne. Ishte e ngjashme me vitin e shkuar në disa raste. Mendimi im për Madridin mbetet i njëjti, një ekip fantastik. Gjithçka do të vendoset në Manchester.
Ne luajtëm më mirë në 4-3-shin e vitit të shkuar dhe ai që u kualifikua ishte Madridi. Ideja ishte që ta vendosnim kualifikimin në Manchester, duke e ditur se kjo do të ishte e vështirë.“, ka deklaruar Josep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/