E pyesin pas ndeshjes që e përjetoi si humbje, Ançeloti nuk e harron dashurinë e vjetër: Milani fiton 2-1 kundër Interit, me gjithë respektin për Interin…

Anceloti ka qenë jo pak nervoz në përfundimin e ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester City e mbyllur në shifrat 1-1. Trajneri i madrilenëve e ka përjetuar si humbje këtë rezultat, teksa ekipi i tij u ndie i vjedhur nga arbitrimi.

I pyetur nga gazetarët për ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Milanit dhe Interit, Anceloti u shpreh: “Forca Milan. Më kujtohet 2003, një gjysmëfinale e dhimbshme. Është bukur të shohësh këtë derbi që kthehet në nivele të tilla. Me gjithë respektin për Interin, forca Milan”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *