Lorenc Jemini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku është diskutuar për ndeshjen me Teutës dhe Tiranës. Atje është folur edhe për ndëshkimin me karton të verdhë të Florent Hasanit për shkak simulimi, që tani do të mungojë në derbin me Partizanin.
“Këtë lloj arbitri unë e adhuroj. Një arbitër që jep karton të verdhë për simulim e adhuroj, por nuk e di se ku mund ta gjej. Pyetja është që ky arbitër të më gjejë një karton për simulim që ka dhënë për 32 javë. Gjithë bota e futbollit po e heq simulimin, vetëm nëse është shumë e dukshme”, tha Jemini. /Sport Ekspres/