Granit Xhaka largohet nga Arsenali, mësohet ekipi i ri i mesfushorit shqiptar

Granit Xahaka pas shtatë vitesh largohet nga Londra. Futbollisti shqiptar po largohet nga Arsenali dhe duhet të vazhdojë karrierën në Bayer Leverkusen.

Sipas “Mirror” anglez, Arsenali është gati të shesë mesfushorin 30-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe për të do të marrë rreth 10 milionë euro.

Xhaka u bë lojtar i Arsenalit në vitin 2016. Ai mbërriti nga Borussia Monchengladbach për një shifër prej 35 milionë paund dhe u bë menjëherë një futbollist kyç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *