Në Francë sigurisht që do të flitet gjatë për takimin e së dielës mes Lionit dhe Montpeljesë. Miqtë po kryesonin me shifrat 1-4, por në fund erdhi përmbysja e madhe në 5-4. Tifozët duhej të prisnin 30 minuta për të parë golin e parë nga Lacazette. Më pas skena iu la sulmuesit 20-vjeçar të Montpelje, Elye Wahi.
Ky i fundit arriti të shënonte 4 gola dhe ta dërgonte rezultatin në 1-4 në minutën e 55 të takimit. Lacazete ngushtoi diferencat në 2-4 dhe Lovren “prishi” dialogun mes dy sulmuesve. Mbrojtësi i Lionit shënoi për 3-4 në minutën e 70 të takimit, ndërsa dy gola e tjerë u realizuan sërish nga Lacazete. I fundit mbërriti në minutën e 100 të takimit nga një penallti. /Sport Ekspores/
Lyon [5] – 4 Montpellier – Alexandre Lacazette penalty – Poker – 90+10′
by u/AlphaBalek in soccer