Agjenda e javës së 32-të të “Abissnet Superiores“ ka pësuar ndryshime. Ndeshja mes Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet një orë përpara orarit të paracaktuar. Kështu skuadrat do të shkelmojnë topin e parë nga mesfusha në orën 14:00 dhe jo në 15:00 siç edhe ishte planifikuar paraprakisht. Është vetë klubi Vllaznia që njofton sportdashësit për këtë ndryshim të orarit.
“Ekipi i Vllaznisë ka vijuar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë ndaj Kastriotit. Sipas vendimit më të fundit të Sektorit të Garave pranë FSHF-së orari i kësaj ndeshje ka ndryshuar dhe ajo do të luhet të shtunën në ora 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena””, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/