Arsenali e ka mbajtur vendin e parë në Premier League për thuajse të gjithë sezonin, por në fund duhet ta dorëzojnë për Manchester City. Pep Guardiola që ka qenë jo pak në presion në Angli këtë herë ka zgjedhur që të thumbojë kundërshtarët e tij. Ai shprehet se arritja më e madhe e Arsenalit është kalimi në Champions League.
“Pas 7 vitesh që nuk kishin shkuar në Champions League, ata u kualifikon. E kanë fituar titullin më të rëndësishëm deri tani, është i rëndësishëm në aspektin financiar pasi trofeu është prestigjioz. Janë të mërzitur, por duhet të jenë të lumtur pasi kanë arritur rezultat të pabesueshëm”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/