Vendimet e Disiplinës/ Tirana duhet të paguajë dëmet në Elbasan Arena, Adolf Selmani dënohet për sjellje josportive

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet e fundit sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Tirana është urdhëruar që të paguajë dëmet e shkaktuar në dhomat e zhveshjes në “Elbasan Arena”.  Nga krahu tjetër ka dënim për mbrojtësin e Kastriotit, Adolf Selmani, me dy ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve josportive ndaj kundërshtarit.

  1. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  5. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. Zyrtari i F.C Bulqiza, Ervis Alliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF Devolli, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i Laberia FC, Igli Moqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Shkendija TR U-17, Amarildo Demiraj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Manuel Hajrulla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Trajneri i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Bylis U-21, Charles Atshimene, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF Teuta U-21, Klaid Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i KF Teuta U-21, Muco Boci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Alfred Zefi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Kastrioti, Eneid Kodra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *