Luciano Moxhi e vlerëson mbi të gjithë drejtorin shqiptar në Itali, ia sugjeron Juventusit: Nëse do të ishte për mua, do të nënshkruaja me Igli Taren

Igli Tare pritet që të largohet nga Lacio me përfundimin e këtij sezoni. Drejtori sportiv shqiptar kërkon të nis një aventurë të re në karrierën e tij dhe interesimet janë jo të pakëta. Juventusi ka shfaqur më herët dëshirën për ta marrë në postin më të lartë.

Ndërkohë sugjerimi ka ardhur edhe nga ish-drejtori sportiv i njohur i Juventusit, Luciano Moxhi. Ky i fundit u shpreh se Tare do të ishte zgjedhje perfekte. “Mua Igli Tare më pëlqen shumë. Ndoshta nuk do të largohet nga Lacio, por unë do të përpiqesha të nënshkruaja me të”, tha Moxhi në “Radio Bianconera”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *