Atalanta ka vlerësuar sërish Berat Gjimshitin. Mbrojtësi shqiptar erdhi nga një tjetër dëmtim për të shkëlqyer edhe kundër Torinos.
“Muri që nuk kalohet”. Ky ishte përshkrimi i bërë nga ana e faqes zyrtare për Gjimshitin. Berati po vazhdon të luajë në nivele të larta, por te Shqipëria urojnë që dëmtimet të mos i përsëriten si në këto kohë të fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/