Eduart Rroca ka qenë protagonist në duelin e mbijetesës që Istanbulspori ka zhvilluar kundër Giresunsporit. Verdhezinjtë morën tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme, duke u shkëputur me pesë pikë nga Giresunspori, që ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Istanbuksporit, që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10. Rroca dha një pasim mjaft të bukur me kokë në zonën kundërshtare, duke regjistruar një nga asistet më të rëndësishme të karrierës. Eze më pas e ndal topin në rrjetë dhe i jep epërsinë skuadrës së tij. Meritë pati edhe portieri i verdhezinjve, pasi në minutën e 17 i priti një penallti Giresunsporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/