Etrit Berisha është përjashtuar prej disa ndeshjesh nga ekipi te Torino. Pas problemeve me trajnerin Juric, portieri shqiptar nuk e sheh veten as në stol për ndeshjet e Serisë A. Klubi italian vuan pjesën e pagesës, Berisha merr 800 mijë euro në sezon, madje duke kaluar edhe disa lojtarë titullarë të kësaj skuadre.
Në saj të eksperiencës së tij, Etriti përfiton jo pak te Torino, megjithëse kontributi i tij për këtë sezon ishte zero. Skuadra italiane kërkon largimin e tij, por Berisha nuk kërkon të heq dorë nga pagesa e marrë. Me një shifër të njëjtë, është e pamundur që një tjetër skuadër e Serisë A të paraqes ofertë për Berishën. Për këtë arsye objektivi kryesor i Torinos është kthyer operacioni i largimit të portierit të Shqipërisë që do të kursente jo pak para. /Sport Ekspres/