Një gol për gjithë muajin prill, Myrto Uzuni po rrezikon kryesimin e listës së golashënuesve në La Liga 2

Myrto Uzuni e ka ulur tempin e golave të shënuara në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar vetëm një gol për muajin prill te Granada. Kështu lojtari i Kombëtares mban ende vendin e parë në listën e golashënuesve me 21 gola.

Por vendi i tij po rrezikohet seriozisht nga Raul Garcia, lojtari i Mirandes. Këta të fundit ndodhen në mesin e tabelës dhe për momentin Garcia numëron 18 gola. Megjithatë Garcia ka arritur të shënojë 5 gola në periudhën e prillit dhe ndodhet në formë të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *